May 2, 2024
Kosovë

Situata në veri, Gjermania: Të ndalen provokimet, të ndodhë sa më shpejt një takim

Gjermania ka dalë me një thirrje të re pas tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Drejtoresha për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Sussane Schutz, ka kërkuar që të “ndalen të gjitha provokimet në kufirin Kosovë-Serbi”.
Ajo nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” u ka bërë thirrje të dy palëve për depershkallëzim të situatës dhe për një takim sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Çdo provokim në kufirin Kosovë-Serbi duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë për BE-në, Lajçakun dhe Borrellin”, ka shkruar ajo.