April 28, 2024
Rajon - Botë

Vuçiç hap profil në TikTok dhe bëhet viral: Përshëndetje! Unë jam Aleksandri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hapur një llogari në rrjetin social TikTok.

Sipas mediave vendase, përveç llogarive në Instagram dhe rrjetin social X, Vuçiç tani para zgjedhjeve të 17 dhjetorit ka vendosur të bëhet pjesë dhe e TikTok.

Profili i Vuçiçit në atë rrjet social quhet “jasamaleksandar”.

Në postimin e parë, Vuçiç ka shkruar: “Përshëndetje TikTokers! Unë jam Aleksandri”.

Përveç kësaj, ai ka publikuar edhe një video të fjalimit të tij nga festimi i 15 vjetorit të themelimit të SNS.