April 28, 2024
Maqedoni

Vrasja e mjekut, Toshkovski: Kemi persona të dyshuar, deri tani janë ndaluar tre persona

Tre persona janë ndaluar, ndërsa policia po kryen kontrolle në lidhje me vrasjen e mjekut Aco Trpovski. Kështu ka bërë të ditur mbrëmë ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Kemi persona të dyshuar për vrasjen, ka gjurmë të caktuara materiale që na çojnë te këta të dyshuar”, tha Toshkovski në podkastin e tij.

Ministri shtoi se sipas hetimeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin.

Më parë u raportua se hetuesit e krimeve të dhunshme shqyrtuan më shumë se 40 video inçizime dhe u morën në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.