Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm është mbyllur pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim dhe ata që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, informoi sot KSHZ-ja.

Siç raporton portali lideri.mk, Sipas KSHZ-së, deri në orën 20:30, nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm të cilët kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, e kanë shfrytëzuar gjithsej 7.935 votues.

Madje, nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim të drejtën e votës deri në orën 15:30 e kanë ushtruar 1.400 votues.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare deri në orën 15:30 nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, kanë votuar 297 votues.

Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi, thonë në KSHZ.

sqShqip