April 29, 2024
Sport

Voska Sport dhe Gostivari nuk arritën të fitojnë, ndalen me barazime

Voska Sport ka barazuar 1:1 me Brera Strumicën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në elitën e futbollit vendor. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 61-të kur Jasharovski shënon për epërsi 1:0 të vendasve. Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi 3 minuta më vonë miqtë barazuan shifrat me anë të Galevskit për rezultatin përfundimtar 1:1.

Në ndeshjet tjera Rabotniçki mundi 1:0 Sileksin, Tikveshi barazoi 2:2 me Gostivarin, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi triumfoi ndaj Bregallnicës me shifrat 3:2. Ndërkaq, xhiroja e 13-të kompletohet të dielën me dy superndeshjt Struga – Shkëndija dhe Shkupi – Vardari.