May 19, 2024
Maqedoni

VMRO:Maqedonia është i vetmi vend ku kriminelët mbrohen nga autoritetet

“Maqedonia dhe Shkupi janë të pasigurt me Oliver Spasovski dhe LSDM-në. Nuk kalon asnjë muaj që të mos ndodhë ndonjë përleshje apo vrasje në qendër të Shkupit. Për shtatë vjet kirminelët e nëntokës përleshen në rrugët e Shkupit, në qendra tregtare dhe kafenetë e Shkupit dhe Spasovski jo vetëm që nuk bën asgjë për t’i kapur kriminelët, por edhe na bind se qytetarët janë të sigurt”, thuhet nga VMRO.
“Maqedonia është i vetmi vend ku kriminelët mbrohen nga autoritetet, në vend që të sanksionohen prej tyre. Oliver Spasovski dhe MPB nuk mund të sigurojnë paqe.

Edhe sa konfrontime kriminale dhe vrasje duhet të ndodhin që Spasovski të marrë përgjegjësinë dhe të nënshkruajë dorëheqjen?

Nëse nuk e dëshiron Spasovski, atëherë Kovaçevski duhet ta shkarkojë menjëherë nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme. Në mes të ditës po përleshen kriminelët dhe Spasovski po bën PR-në dhe po përgatitet për zgjedhjet presidenciale. Spasovski nuk mund të udhëheqë një ministri, e lëre më një shtet të tërë.

Dhe në vend që Spasovski dhe MPB të kërkojnë ndihmë nga qytetarët për ta denoncuar personin që ka qëlluar në East Gate, le të pyesë bashkëpartiakët dhe partnerët e koalicionit nga BDI se kush është personi, sepse gjatë 4 vjet ato kanë më së shumti foto me kriminelët nga nëntoka.

Rëndësi ka që të ketë një ndryshim të qeverisë, që të ketë një rivendosje të gjithë sistemit të sigurisë. Është e rëndësishme të sigurohet siguria, qetësia dhe siguria për qytetarët”, shtohet në deklaratën e VMRO-së.