May 24, 2024
Maqedoni

VMRO: Taravari justitifkon dëshirën për pushtet

VMRO: Taravari justitifkon dëshirën për pushtet

Veprimet e fundit të ASH-së e kanë zemëruar VMRO-DPMNE-në e cila i kujton Taravarit bashkëpunimet e kaluara dhe ironizon të ashtuquajturin front-evropian. Taravari nga ana tjetër thotë se më këtë qasje, VMRO-DPMNE-ja nxit polarizim etnik tek qytetarët.

“Sigurisht është evropiane që Taravari ta lusë VMRO-DPMNE-në që të votojë për të në Gostivar. Atëherë VMRO-DPMNE-ja ishte e reformuar. Kur Aleanca firmosi për rënien e qeverisë, Taravari firmosi për VMRO-në ose kundër BDI-së. Ideja evropiane nuk është lutje ose nënçmim për funksione dhe punësim të anëtarëve të partisë kurse Taravari hynë në qeveri, në mandatin e të cilës janë shpërngulur pesë herë më shumë njerëz sesa në 20 vitet e fundit. Është qesharak se si justifikohet për dëshirën për pushtet dhe funksione dhe që i është kujtuar se është për Evropë dhe ai bashkë me Artanin, Bujarin dhe disa evropianë të tjerë do të na anëtarësojnë në Evropë”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

“Mua më vjen keq që e shoh VMRO-DPMNE-në në këtë botë. Më kujton në vitin 2014-2015, për fat të keq. Me këtë polarizim dhe me këtë qasje te qytetari i thjeshtë krijon polarizim të tmerrshëm mes popujve që jetojnë në vend. Sinqerisht nuk do të doja që VMRO-ja të vazhdojnë me qasjet e këtilla. E di se është në garë me “Të Majtën” se kush do të fitojë më shumë nga trupi votues që është nacionalist maqedonas por nga ana tjetër, imazhi i partisë pëson kthim pas”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.