VMRO: Rasti me Onkologjinë tregon se nuk mund t’ju besohet hetuesve
Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe BDI duket se po përgatit një skenar për skandalin e Onkologjisë pas asaj që tashmë është parë me spitalin modular në Tetovë, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
“Faj për djegien e spitalit modular në Tetovë ishte kablloja. Tani për skandalin e Onkologjisë, padyshim që fajin do ta ketë epruveta. Javën e dytë pasi Ministria e Punëve të Brendshme hyri në Onkologji dhe filloi një hetim për diçka për të cilën flitej pothuajse vazhdimisht prej dy vitesh.
Qeveria e LSD-së dhe BDI-së jo vetëm që shkatërroi besimin e qytetarëve në shëndetësi, por e bëri këtë pothuajse në çdo fushë. Skandali i Onkologjisë është vetëm një konfirmim shtesë se nuk mund t’i besohet as organeve hetimore dhe as atyre gjyqësore”, thonë nga opozita maqedonase.
Në Klinikën e Onkologjisë, shtojnë nga VMRO-DPMNE, në vend të trajtimit të pacientëve është bërë biznes. Ilaçet në vend që t’u jepen të sëmurëve nga kanceri, ato rishiten në tregun e zi në Maqedoni dhe në vendet e rajonit.