May 5, 2024
Maqedoni

19 raste të reja, dy të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa prej 3680 testimeve të kryera kanë rezultuar 19 raste të reja pozitive me Kovid-19, numri më i madh i tyre u shënua në qytetin e Shkupit. Ndërsa, në të njëjtën periudhë kohorë janë shëruar 14 të infektuar.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 155.612 raste, janë shëruar 149.772 persona.

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirus është 5.474, ndërsa numri i rasteve aktive është 416.