April 27, 2024
Maqedoni

VMRO: Qytetarët e Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon

LSDM-ja mundohet të mbulojë situatën katastrofale në sektorin e energjisë me justifikime dhe fajësim të tjerëve. Kriza energjetike në Maqedoni është e metastazuar për shkak të krimit dhe korrupsionit të pushtetarëve të udhëhequr nga SDS-ja antimaqedonase. Si në krizën ekonomike, ashtu edhe në atë shëndetësore, edhe në këtë krizë energjetike për shkak të paaftësisë dhe kriminalitetit të qeverisë, Maqedonia po e bën më të keqen, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

“Sipas EURSTAT, ekonomia maqedonase paguan energjinë më të shtrenjtë në krahasim me vendet e rajonit.

Gjithashtu, krahasuar me pagën që marrin, qytetarët paguajnë një nga çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike në krahasim me vendet e rajonit.

Prodhimi vendor i energjisë elektrike është në nivel rekord të ulët dhe ekonomia humbet mbi 1 milion euro në ditë duke paguar rrymë të shtrenjtë për shkak të Qeverisë antimaqedonase SDS, e cila bën krime duke importuar rrymë të shtrenjtë.

Nëse kësaj i shtohet edhe vjedhja miliona dollarëshe e energjisë elektrike e toleruar nga qeveria dhe e paguar nga qytetarët në faturat e tyre, atëherë rezulton se populli dhe ekonomia po paguajnë dyfish për punën e papërgjegjshme dhe kriminale të kësaj qeverie.

Gënjeshtra që SDS kërkon ta përsërisë njëqind herë për ta kthyer në të vërtetë nuk kalon. Numrat janë të pamëshirshëm. Kovaçevski tani e blen rrymën 30 për qind më shtrenjtë se HUPX, ndërsa presidenti Mickoski si drejtor bleu 40 për qind rrymë më të lirë për njerëzit.

SDS janë konfirmimi më i mirë i popullit, që gënjen dhe vjedh. Për këtë vjedhje do të mbajë përgjegjësi qeveria antimaqedonase e SDS-së”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e VMRO-së.