Partia në pushtet VMROe cilëson si dështim kongresin e LSDM-së që u mbajt sot.
Ata e pyesin Filipçen pse në kongres nuk dha llogari për atë se pse partia është bërë partia e tretë në Maqedoni dhe e pesta në Shkup.
“Pyesim Filipçen pse nuk u distancua nga krimet e klanit DUBAI ku pjesë përbërëse është edhe vet ai. Pyesim Filipçen pse LSDM i shërbente Bullgarisë dhe Greqisë dhe e imponoi marrëveshjen franceze. Pyesim dhe pse u bënë çirak të BDI-së në krim dhe nuk u distancuan nga Artan Grubi dhe krimet e tij në Lotari. Pyesim pse nuk u distancuan as nga Vasko Kovaçevski i cili ndodhet në arrati pasi dëmtoi buxhetin për 6,5 milion euro në rastin “Aditivi”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

