VMRO-DPMNE së bashku me deputetët nga koalicioni VLEN dhe nga ZNAM përgatiti dhe parashtroi Rezolutë për dënim të manipulimeve të opozitës dhe për vërtetim të politikave kundër emigracionit ilegal, i përbërë nga nëntë pika me të cilën përfundimisht i vihet fundi temës manipulative me emigrantë, deklaroi Nikolla Micevski, koordinues i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Me Rezolutën, siç theksoi, dënohet çdo sjellje manipulaltive dhe konstatohet se i vihet fundi të gjitha spekulimeve dhe manipulimeve të rrejshme me gjoja pranimin e emigrantëve dhe ndërtimin e kampeve për emigrantë në shtet dhe me të cilën qartë dhe sigurt vizatohet korniza e politikës së emigracionit.

“Pas përhapjes së lajmeve të rrejshme, të pavërtetave dhe manipulimeve nga ana e LSDM-së, VMRO-DPMNE si parti shtetformuese përgatiti rezolutë me të cilën njëherë e përgjithmonë i vemi pikën temës së trilluar për emigrantët nga LSDM. Me këtë Rezolutë konstatojmë se Qeveria dhe Kuvendi asnjëherë nuk do të lejojnë të negociohet për emigrantët. Qytetarët të jenë të qetë, VMRO-DPMNE kujdeset për sigurinë e popullit”, deklaroi Micevski.

Rezoluta, siç sqaroi Micevski, është parashtruar sot dhe prutet tashmë nesër të gjendet në rend dite.

Lidhur me rezolutën nga LSDM, dhe nëse e kanë shqyrtuar, Micevski tha se nuk besojnë në qëllimin e ndershëm dhe nga ai shkak e parashtrojnë këtë Rezolutë në të cilën ceken të gjitha elementet e nevojshme.

sqShqip