May 2, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qeveria u vonua me ngrirjen e çmimeve

Nëpërmjet një kumtese të VMRO-DPMNE-së thuhet se qeveria ka ngrirë çmimet pasi u shtrenjtua gjithçka.

Sipas tyre, ngrirja e çmimit duhej të ndodhë para se të shtrenjtohen prodhimet me pakicë.

“Qeveria nuk zgjidh asjgë, për këtë shkak qytetarëve do t’u rritet çmimi i energjisë elektrke. Sipas informacioneve jozyrtare, Elemi kërkon rritje prej 20%, por ka mundësi shtrenjtimi të jetë më i madh për shkak se Mepso kërkon rritje prej 40%. Për vetëm një muaj mungesë të energjisë elektrike u shpenzuan 40 milionë euro, ndërsa trendi i shpenzimit duke marrë parasysh situatën aktuale me kapacitetet energjetike do të vazhdojë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se nuk as qymur dhe se kjo qeveri nuk mund të dalë nga kriza ekonomike dhe energjetike.