June 29, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Padi penale për Këshillin Drejtues të Akademisë

Ligji për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë u ndryshua mënyrë kontrabanduese në Kuvend duke keqpërdorur flamurin evropian, akuzon opozitarja VMRO-DPMNE. Sipas tyre, provimi kryesor që jepej në formë elektronike, tani mund të kalohet edhe me shkrim, sepse LSD-ja dhe BDI-ja veç më kanë përgatitur 130 studentët e ardhshëm të kësaj Akademie. Nga kjo parti ftojnë anëtarë e Këshillit Drejtues të Akademisë të mos votojnë gjatë kohës së shpalljes së zgjedhjeve, sepse siç thonë ata do të bartin përgjegjësi penale.

“U bëjmë me dije të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve se kushdo që voton për të dhënë provimin kryesor me shkrim për pranim në këtë akademi, do të shkelë nenin 8 të Kodit Zgjedhor dhe do të ekspozohen ndaj kallëzimit penal për punë të pakujdesshme gjatë shërbimit. Shpresojmë që drejtoresha Gaber Damjanovska ta dijë se respektimi i Kodit Zgjedhor është më i rëndësishëm se dëshira e mbesës së Ramiz Merkos, znj. Erkanda Bauta, për t’u bërë gjyqtare ilegalisht.”, – deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.