May 17, 2024
Rajon - Botë

Akuzohet se përgjoi kundështarët politikë, del para komisionit parlamentar ish-kryeministri Kaczynski

Ish-kryeministri polak Jarosław Kaczyński doli para një komisioni të posaçëm parlamentar për të dëshmuar për blerjen dhe përdorimin e supozuar të paligjshëm të ‘’spyware’’, shkruan apnews.com.

‘’Spyware’’ i ‘’NSO Group’’ u përdor për të spiunuar pajisjet celulare të kundërshtarëve të partisë. Zbulimet e fundit sugjerojnë se është përdorur gjithashtu për të përgjuar disa anëtarë kyç të partisë së krahut të djathtë.

Zbulimet, të raportuara për herë të parë nga Associated Press në 2021, tronditën Poloninë dhe shtuan shqetësimet e Bashkimit Evropian se qeveria e ‘’Ligjit dhe Drejtësisë’’ po minonte sundimin e ligjit.

Kaczyński ishte kryeministër në 2006-2007, por vazhdoi të luante një rol kyç në politikën polake edhe pas largimit nga detyra, veçanërisht kur partia e tij ‘’Ligj dhe Drejtësi’’ qeverisi përsëri në 2015-2023.

Ai u konsiderua si politikani më i fuqishëm në Poloni gjatë periudhës kur u përdor ‘’spyware’’ dhe mbante disa poste, duke përfshirë zëvendëskryeministrin për sigurinë.

Në janar 2022, Kaczyński, 74, pranoi se vendi bleu spyware të avancuar nga prodhuesi izraelit por mohoi që ai po përdorej për të synuar kundërshtarët e tij politikë.