May 6, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE nga Ohri bëri thirrje për bashkimin e të gjitha forcave në shtet në luftë kundër pushtetit

Partia opozitare e VMRO-DPMNE-së në seancën e mbajtur sot në organet më të larta të partisë në Ohër solli manifest në të cilin thirret për bashkim, harmoni dhe bashkimin e të gjithë qytetarëve dhe forcave progresive në shtet për të ardhme më të mirë dhe ndryshime, në luftë kundër pushtetit i cili sjellë dështime, nënçmime, mossukses.

“Një bashkim i tillë nënkupton mobilizim masiv të qytetarëve drejt një të ardhme, suksesi dhe pune më të mirë. Secila nga dallimet tona është më e vogël se qëllimi i përbashkët, ta zhvillojmë Maqedoninë, ta forcojmë ekonomikisht, ta integrojmë politikisht”, thuhet në Manifestin që para mediave e prezentoi nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolloski.

Ai tha se duhet të shemben muret e ndasive dhe urrejtjet e imponuara nga pushteti, për çka nevojitet mobilizim, dalje dhe bashkim i të gjithë qytetarëve.

“Për këtë qëllim, VMRO-DPMNE rikonfirmon mbështetjen për kandidatët për kryetar komune nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës. Në ato vende ku nuk kemi kandidatë tanë në raundin e dytë, natyrisht do t’i përkrahim kandidatët që janë në opozitë me pushtetin dhe që po luftojnë kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe kriminale”, tha Nikollovski.