May 27, 2024
Maqedoni

Arben Taravari: Ka ardhur koha që të realizohet kërkesa e votuesit shqiptar, të dërgohet BDI në opozitë

Nuk mund të ketë bllok opozitar shqiptar nëse nuk është Aleanca për Shqiptarët pjesë e saj. Këtë e tha Arben Taravari në Top Tema, ku shtoi se Aleanca në këto 10 vite më së shumti ka qenë pjesë e bllokut opozitar shqiptar.

“Të gjithë ne kemi mangësitë tona dhe dobësitë, por nëse vendoset në peshore atë se çfarë do votuesi shqiptar, ta zëvendësoj Alternativën ose Besën, apo dëshirojnë ta zëvendësojnë BDI-në, megjithatë BDI është 22 vite në pozitë në vazhdimësi, dhe mendoj se ka ardhur momenti që të efektuohet ajo që e kërkon votuesi shqiptar në Maqedoni, dhe kjo do të ndodhë me siguri më 8 maj”, tha Taravari në “Top Tema”.

Taravari tha se edhe për BDI-në është mirë që të shkojë në opozitë. Sipas tij, kësaj partie i duhet një periudhë që të pauzojë dhe relekftojë.