October 4, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Maqedonia terren mafiozësh, përgjigjet Spasovski!

SPASOVSKI: NUK KA MBROJTJE PËR ASNJË VRASËS

Vrasje, krisma, likuidime brutale, të zhdukur, të rrëmbyer, arratisje të përgjakshme nga burgu – Maqedonia është shndërruar në në terren mafiozësh, për shkak se institucionet në vend që ta ndjekin bashkëpunojnë me krimin. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE të cilët thonë se policia me Oliver Spasovskin dhe Sasho Tasevskin është shndërruar në degë të mafias.

“Dora e djathtë e Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevskit, Kryeshefi i Krim Policisë, Muzafer Karishiq, është edhe anëtar dhe Kryetar I Komisionit për dhënien e lejeve për armë. Si ka mundësi që leje për armë policia t`i jep Shukri Asanit, që sipas policisë është I dyshuar për transport të kokainës dhe në krye të listës së rajonit të Shkupit që duhet të ndiqet sipas planit “qyteti I sigurtë?” – deklaroi Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

“Nuk ka mbrojtje për askend dhe kjo duhet të jetë e qartë” – ka shkruar në Facebook Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, duke shtuar se ka përfunduar koha kur kishte mbrojtje për një sërë vrasjesh, sikurse në rastin e vrasjes së Martin Neshkovskit, koha kur MPB-ja njihej me emër tjetër – shkruan Spasovski, duke potencuar se këto janë faktet dhe se para fakteve hesht edhe zoti. /KlanMacedonia/