LSDM-ja opozitare po manipulon publikun me makineri propagandistike serbe, Bashanoviç dhe Zaev po drejtojnë dhe po kontrollojnë prej prapa skenave, akuzon VMRO-DPMNE në një kumtesë për publikun.
Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM përdor mbështetje të jashtme PR për të shkruar kumtesa dhe për të përgatitur konferenca për shtyp me të cilat manipulon publikun.
“Zoran Bashanoviq, ish-këshilltari i Zoran Zaevit, ka një rol kyç në ekipin e PR të LSDM-së dhe Filipçes. Zoran Zaev qëndron pas angazhimit të strukturës së PR-it.
Vetëm pak muaj më parë, me rekomandimin e Zoran Zaevit, Filipçe shkoi në Nish të Serbisë dhe u takua me Milan Sçekiçin, një njeri i cili tani është përgjegjës për zhdukjen e deklaratave të rreme dhe konferencave për shtyp të LSDM-së.
Milan Sçekiç është një person përgjegjës për krijimin e komunikimeve, një njeri që punon në agjencinë serbe të PR-it “Eye Media”, dhe përmes Bashanoviqit dhe Zaevit atij iu ofrua të punonte për LSDM-në.
Aktivitetet e PR-it koordinohen dhe drejtohen nga Shkupi, ish-këshilltari i Zaevit, Zoran Bashanoviq dhe Milan Sçekiç, janë të vendosur në hotelin Park dhe prej andej drejtojnë qendrën e gënjeshtrave të LDSM-së”, thotë VMRO-DPMNE.

