Sipas rezultateve fillestare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas numërimit të 69,17 për qind të votave, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë, njëjtë edhe ZNAM. Unioni i romëve kryeson në Shuto Orizare, ndërsa, një kandidat i pavarur kryeson në Strugë.
VMRO-DPMNE kryeson në qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Dollneni, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Lozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.
Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Dibër, ndërsa, kandidatët e LSDM-së kryesojnë në Makedonska Kamenicë, Zërnovcë dhe Qendër.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë.
Kandidati i ZNAM kryeson në Kumanovë, ndërsa i Unionit të romëve në Shuto Orizare.
Votimi në raundin e dytë u zhvillua në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

