VMRO-DPMNE kërkon që shteti të përgjysmojë menjëherë akcizën për derivatet e naftës
VMRO-DPMNE kërkon që shteti të përgjysmojë menjëherë akcizën për derivatet e naftës
VMRO-DPMNE përmes një komunikate shprehet se çmimet e reja të derivateve të naftës janë për shkak të paaftësisë së qeverisë e cila para 4 muajve ka ditur për agresionin rus.
“Qeveria e paaftës nuk ndërmerr asgjë për të parandaluar rritjen e çmimeve”, thonë nga kjo parti duke kërkuar që shteti duhet të përgjysmojë akcizën për derivatet e naftës.
Sipas tyre, me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, rrezikohet standardi i qytetarëve të cilët po ashtu kanë rritje edhe te prodhimet. “Rritja e çmimit te dizelli për 10 denarë dhe te benzina për 5.5 denarë për litër do të rrisin edhe çmimin e transportit, shërbimeve dhe mallrave. Kjo rritje e re do të nxis edhe largime nga puna dhe mbylljen e biznesve të mesme”, shprehen nga kjo parti.
Ata akuzojnë LSDM-në se në vend që të mbrojë qytetarët nga çmimet e reja, bëri kaos gjatë këtyre ditëve në pompat e benzinës.
“VMRO-DPMNE përmes grupi parlamentar në Kuvend propozoi ulje prej 50% të akcizës për derivatet e naftës. Ky propozim u hodh poshtë nga LSDM dhe BDI. Menjëherë duhet të pranohet ky propozim dhe të parandalohet rritja e çmimeve”, thonë nga kjo parti.