VMRO-DPMNE i bën thirrje Prokurorisë Publike që, pas marrjes së informacionit, të hapë lëndë dhe të hetojë mosveprimin e Venkо Filipçes gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë, lidhur me analizat për cilësinë e ujit, si në Gostivar ashtu edhe në mbarë vendin.

“Dokumentet dhe informacionet e dorëzuara nga sinjalizuesit tregojnë se janë bërë rreth 400 analiza të cilësisë së ujit, të cilat kanë treguar se uji ishte i papërshtatshëm për pije. Pikërisht për këtë shtrohet pyetja nëse dhe pse institucionet kompetente, të udhëhequra nga pushteti i atëhershëm i LSDM-së, nuk kanë ndërmarrë masat e duhura”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë pse nuk janë informuar me kohë nëse uji nuk ishte i sigurt, pse problemi nuk është zgjidhur prej vitesh dhe nëse Filipçe ka qenë në dijeni të raporteve, por megjithatë nuk ka vepruar”, thuhet më tej në komunikatë.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se kërkojnë nga Prokuroria Publike të kontrollojë të gjitha analizat dhe dokumentet, të përcaktojë se kush ka qenë në dijeni dhe kush nuk ka vepruar dhe, nëse ekziston përgjegjësi, ajo të sanksionohet.

" "

“Askush nuk duhet të mbrohet për shkak të përkatësisë politike apo funksionit. Qytetarët meritojnë përgjigje, përgjegjësi, të vërtetën dhe drejtësinë”, porositi VMRO-DPMNE.

sqShqip