May 20, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE e dorëzoi Rezolutën në Kuvend

Rezolutën për integrime evropiane të shtetit dhe vijat e kuqe lidhur me çështjet kombëtare, VMRO-DPMNE, e ka dorzuar sot në Kuvend, ndërsa pret që kryetari Talat Xhaferi ta sjellë atë në rend dite. Këtë e bëri të njohur, deputeti nga radhët e partisë opozitare VMRO-DPMNE, Antonijo Milloshovski, ku dhe u bëri thirrje deputetëve, që sipas rregullorës së punës, të bashkohen me nënshkrimin e tyre mbi këtë rezolutë, pasi siç tha ai në këtë mënyrë nuk do të lejojnë që bllokimet dhe poshtërimet kombëtare të ndodhin si subjekt i negociatave për integrimet evropiane.

Antonijo Milloshovski, deputet nga radhët e VMRO-së

“Ky propozim rezolute në formën në të cilën tashmë është ndërë me të gjithë dpeutetët është propozuar në mënyrë që të kalojë me konsensusin më të gjër të mundshëm. Vlersuam që këtë propozim rezolute do të forcojë pozicionet diplomatike të Maqedonisë, por gjithashtu do të ndikojë si një faktor unifikues në vend të polarizimit brena shoqërsië maqedoniase”. //SHENJA/