Maqedoni

VMRO-DPMNE: Carovska fsheh arsyen e vërtetë se pse është për digjitalizim të librave

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “ministrja arogante dhe kokëfortë e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska vazhdon me të veten edhe pas protestës së prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

“Carovska nuk dëshiron të shohë se opinioni është kundër heqjes së librave dhe promovimit të revistave digjitale dhe mësimit online”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, Carovska vazhdimisht shpërndan gjysmë të vërteta duke thënë se libra do të ketë, por nuk përmend se pas miratimit të ligjit, librat do të jenë vetëm digjital.

“Carovska po fsheh arsyen e vërtetë për një hap të tillë që nuk është parë deri tani në Evropë. Carovska vazhdimisht thonë se VMRO-DPMNE qëndron pas protestave dhe nuk lejon reforma moderne në arsim”, thonë nga kjo parti.