May 2, 2024
Rajon - Botë

Vjen reagimi i SHBA-së pas shembjes së ndërtesës së mediave në Gaza

Kulla Jala, e cila u shkatërrua nga sulmi ajror izraelit, gjithashtu strehoi zyrat e agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) dhe Aljazeera.
Tashmë kanë ardhur edhe reagimet e para rreth bombardimit të zyrës së mediave duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka reaguar përmes rrjetit sociale, Twitter.

“Ne u kemi komunikuar drejtpërdrejt izraelitëve se garantimi i sigurisë dhe mos rrezikimi i gazetarëve si dhe mediave të pavarura është një përgjegjësi kryesore”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Presidenti dhe CEO i AP-së, Gary Pruit, ka thënë ndër të tjerash se ndihet i tronditur dhe tmerruar.

“Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar që ushtria izraelite shënjestrojë dhe shkatërrojë ndërtesën që strehon zyrën e AP-së dhe organizatat e tjera të lajmeve në Gaza. Ata kishin njohuri prej kohësh vendndodhjen e zyrës sonë dhe e dinin që gazetarët ishin atje. Ne morëm një paralajmërim se ndërtesa do të goditej”, pohoi ai.