June 2, 2024
Maqedoni

32 shkelje të orës policore, 476 gjoba për mosmbajtje të maskës

Nga mesnata e deri në ora 04:00 të mëngjesit Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 32 shkelje të orës policore. Ndërkohë nga po ky dikaster kanë regjistruar edhe 476 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.