LSDM dhe Venko Filipçe nuk mund ta fshehin nervozizmin e tyre, kështu që janë shndërruar në një zëdhënës bullgar, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Nuk mund ta pranojnë faktin që vendi më në fund ka një qeveri burrështetasish që mbron interesat e shtetit dhe po vëren rezultate pozitive, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM tregon se Maqedonia mund të ndjekë politikën evropiane pa poshtërim, pa tregtuar identitet dhe pa pranuar diktat në dëm të interesave kombëtare maqedonase. Kjo shkakton nervozizëm të madh tek Filipce, dora e zgjatur e Zoran Zaev i cili njihet për tradhtitë më të mëdha kombëtare, prandaj ai dëshiron ta tejkalojë mentorin e tij, prandaj çdo ditë kërkon ndryshime kushtetuese dhe kështu një ripërcaktim të historisë. Vetëm për një javë, Maqedonia mori njohje për punën dyvjeçare të përkushtuar të Qeverisë dhe konfirmim të fortë të drejtimit të duhur në të cilin po lëviz vendi. Së pari, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dërgoi një mesazh të qartë nga Shkupi se vendi ka bërë përparim të dukshëm në përmbushjen e Axhendës së Reformave, dhe më pas pasoi zgjedhja e Maqedonisë si anëtare e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara – ECOSOC, për periudhën 2027-2029. Kjo po ndodh për herë të parë që nga pavarësia e Maqedonisë dhe është një një sukses serioz diplomatik që përfaqëson besim, kapacitet të njohur dhe konfirmim ndërkombëtar për vendin. Paralelisht, u miratua draft-raporti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili dërgon një mesazh të rëndësishëm se vendi mbetet i njohur qartë si një vend evropian që është i përkushtuar ndaj reformave, stabilitetit rajonal dhe partneritetit me BE-në dhe NATO-n. Dhe këtu nuk duhet të harrojmë përfundimin e procesit të pas-monitorimit me Këshillin e Evropës, i cili konfirmon se Maqedonia i plotëson të gjitha kapacitetet demokratike”, thonë nga OBRM-PDUKM

sqShqip