VLEN që nga fillimi e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. Kjo është një e drejtë që nuk duhej as të diskutohej, e lëre më të pritej aq shumë vite, njofton Shërbimi informim pranë VLEN.

“Gjërat duhet thënë ashtu siç janë. Ky problem nuk ka rënë nga qielli. Ky problem ka emër dhe mbiemër politik, BDI. Për 22 vjet kishin gjithçka në dorë, pushtet, ministra, drejtori, kabinete, pra pushtet absolut. Por për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, si për shumë çështje të tjera, nuk bënë asgjë.

Ne e kemi dëshmuar se kur ka vullnet, problemet zgjidhen. Zgjidhëm çështjen e licencave të mjekëve, të edukatoreve dhe miratuam ligj për medresantët që BDI i kishte lënë pas dore për vite. Me të njëjtin seriozitet po veprojmë edhe për këtë çështje.

E respektojmë protestën. Por jemi fuqishëm kundër tentimeve të BDI-së për ta instrumentalizuar atë dhe për ta përdorur si mbulesë për dështimin e vet 22 vjeçar.

Andaj, kësaj çështjeje i jemi qasur me përgjegjësi dhe seriozitet. Po e zgjidhim, siç po zgjidhim edhe shumë çështje tjera të lëna përgjysmë”, njoftoi VLEN.

sqShqip