Dibra ishte ndalesa e parë e karvanit të VLEN-it, ku kryesia e ngushtë, së bashku me bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, si dhe nënkryetaren Mimoza Musa, panë nga afër projektet që po realizohen nën udhëheqjen e kryetarit Fisnik Mela.

“Në fokus ishte ndërtimi i parkingut të ri me 250 vende në qendër të qytetit, një investim me vlerë rreth 350 mijë euro. Ky projekt është zgjidhje konkrete për qytetarët dhe një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës urbane në Dibër”, njoftoi VLEN.

Për VLEN-in, decentralizimi është “kryefjala jonë”, prandaj thonë se fuqizimi i komunave është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe një nga “prioritetet tona” politike, meqë komuna është dera e parë ku troket qytetari dhe vendi ku problemet duhet të marrin zgjidhje.

“Dibra dëshmon se qeverisja e përgjegjshme lokale e shndërron vizionin në projekte dhe projektet në përfitime për qytetarët. Krahas parkingut të ri, në qytet po zhvillohen edhe investime tjera që po përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve dhe po i japin qytetit një dinamikë të re zhvillimi.

Rëndësi të veçantë kanë edhe projektet strategjike si “One Stop Shop” në Bllatë dhe Qafë Thanë, që do të lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, do të forcojnë lidhjet ekonomike dhe do t’i japin më shumë frymëmarrje zhvillimit lokal e rajonal.

VLEN-i n’punë. Hisja jonë”, theksohet ne njoftim.

sqShqip