Për më shumë se dy dekada nën menaxhimin e BDI-së, Komuna e Likovës ka mbetur peng i problemeve ekzistenciale. Edhe pas 23 vitesh, banorët vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm, mungesë të kanalizimit fekal, mungesë të asfaltit në shumë fshatra, si dhe probleme të rënda infrastrukturore që as nuk janë afruar drejt zgjidhjes.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Likova sot nuk ka njësi të zjarrfikësve, nuk ka plan gjeneral urbanistik, nuk ka ndërmarrje publike funksionale, nuk ka sistem efikas të mbledhjes së tatimeve dhe për pasojë nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të zhvilluar projekte të mëdha. Ky boshllëk menaxhimi ka detyruar një numër të madh banorësh të largohen nga vendlindja drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Por sot, Likova ka një mundësi të re!
Në vetëm një vit qeverisje, VLEN ka realizuar një sërë projektesh konkrete dhe ka siguruar financimin e projekteve të tjera strategjike në kuadër të thirrjes së dytë të Qeverisë për komunat.

Me Nexhmedin Sadikun në krye, Komuna e Likovës do të marrë zgjidhje për shumë nga problemet e mbetura pezull për dekada. Prioritet do të jenë ujësjellësi, kanalizimi, infrastruktura rrugore, zhvillimi urban, ndërmarrjet publike funksionale dhe rritja e buxhetit përmes administrimit efikas të taksave lokale.

Likova nuk ka më kohë për të humbur. Banorët meritojnë shërbime cilësore, zhvillim të qëndrueshëm dhe kushte jetese dinjitoze. Sepse ja VLEN për Likovën, ja VLEN për të ardhmen e saj!

sqShqip