BDI po përjeton erozionin më të madh politik që nga formimi i ashtuquajturit “Front Europian”. Dy nga partitë më të rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare ishin pjesë e këtij koalicioni, Partia Demokratike e Turqëve (PDT) dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) tashmë nuk janë më me BDI-në.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Më 14 gusht 2025, Partia Demokratike e Turqëve zyrtarisht njoftoi se po largohet nga koalicioni “Fronti Europian” dhe se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nuk do të garojë bashkë me BDI-në. Kjo vendim do të thotë se komuniteti turk, i cili në mars 2024 ishte futur në frontin e Ali Ahmetit, tani distancohet dhe zgjedh rrugën e vet.

Vetëm një ditë më vonë, më 15 gusht 2025, PDSH publikisht bëri të ditur se negociatat me Ali Ahmetin kanë dështuar dhe se PDSH nuk do të garojë së bashku me BDI-në, as nuk do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të përbashkët. Me këtë, edhe një nga partitë më të vjetra shqiptare vendosi të largohet nga skena politike e BDI-së.

Këto janë fakte që tregojnë se BDI po humb mbështetjen e partive që e mbajtën në zgjedhjet parlamentare. Tashmë është e qartë se BDI as nuk mund të bashkojë, as nuk mund të fitojë.

Nga BDI po largohen të gjithë ata që nuk janë të shantazhuar nga Ali Ahmeti, ata që nuk duan të jenë në shoqërinë e politikanëve të korruptuar dhe ata që nuk duan të jenë pjesë e një politike të gabuar.

BDI prej kohësh e ka humbur besueshmërinë tek qytetarët, ndërsa tani po e humb edhe tek partnerët e vet. “Fronti Europian”, i cili shitej si një forcë unifikuese, sot është simbol i shpërbërjes, mosbesimit dhe dobësisë politike.

VLEN edhe një herë konfirmon se e ardhmja është në politikën e ndershme, hapje dhe punë për qytetarët, e jo në shantazhe, korrupsion dhe interesa personale.

sqShqip