Në Uashington, Dialogu strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut vuri në qendër investimet, energjinë, digjitalizimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Pjesë e këtij takimi ishin ministri Besar Durmishi, ambasadori në NATO Orhan Murtezani dhe drejtori i NOMAGAS, Nedim Rama, duke dëshmuar se shqiptarët janë të pranishëm aty ku hapen tema me rëndësi për të ardhmen e shtetit.
Kjo është politika që i duhet shqiptarëve, politika që po sjell VLEN. Përfaqësim me peshë, që flet qartë dhe që mbron interesin e qytetarëve. Kur në tryeza të tilla flitet për investime të huaja, energji, teknologji dhe zhvillim, kjo nënkupton më shumë mundësi për ekonominë, më shumë hapësirë për biznesin dhe më shumë perspektivë për qytetarët.
Me VLEN-in shqiptarët janë faktor aktiv në çdo proces që sjell zhvillim dhe perspektivë.

