May 25, 2024
Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani ka dështuar në krye të MPJ-së dhe do të largohet me turp

dhe ruse. E politizoi skajshmërisht diplomacinë e vendit dhe e mbushi përplot me politikanë të dështuar dhe zyrtarë të pushtetit dhe pa përvojë diplomatike, që sollën skandale dhe dështime të njëpasnjëshme”.

“La shumë pozita ambasadorësh vakante në vendet kryesore partnere në momentet më kritike për vendin.Kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e NATO-s, shteti as nuk kishte ambasadorë në misionin e NATO asnë Uashington dhe u desh që protokollin e anëtarësimit t’a dorëzojë një ushtrues detyre”.

“Programin për përkrahje të shoqatave nga diaspora e bëri program etno nacionalist maqedon nga i cili nuk përfitoi asnjë shoqatë shqiptare nga diaspora por përfituan thuajse vetëm shoqatat maqedone në Shqipëri, Serbi e Kosovë. Nisi projektin M-Karta për persona eminentë nga diaspora nga i cili përfituan kryesisht mërgimtarët maqedonas ndërkohë që 70% e diasporës tonë janë shqiptarë. Nuk e hapi kufirin në Llojan as nuk e bëri kontrollin e përbashkët kufitar në Bllacë, sado që u premtuan shumë herë dhe u paralajmëruan me pompozitet”, thonë nga VLEN.