Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, presidentja Vjosa Osmani ka takuar mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos, e mes tyre ka qenë edhe legjenda e futbollit, Lorik Cana.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos. Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

sqShqip