May 3, 2024
Maqedoni

Vizitë urimi rektorit të ri të UT-së

Sot bashkë me kryetarin e nderit të El Hilalit, prof.dr Abdurrauf Pruthi, gjatë vizitës që ia bëmë rektorit të ri të UT-së, prof dr. Kushtrim Ameti, pranuam edhe nga një monografi të UT-së, një publikacion historik, ku në mënyrë kronologjike përshkruhet themelimi dhe ngritja e këtij institucioni të lartë arsimor në vendin tonë.
Ishte kënaqesi kur në shfletimin e parë të kësaj vepre voluminoze pamë edhe emrin e OH El Hilal, e në disa vende “Hëna e re” si nënshkruese të aktit të themelimit në vitin 1994.
Emri i Arben Rusit, kryetar i atëhershëm i degës në Tetovë dhe prof.dr Abdurauf Pruthi, anëtar në disa komisione dhe një ndër ligjëruesit e parë në UT, më bëri krenarë. Rektorit në detyrë të UT-së, prof.dr Kushtrim Ahmetit i dhuruam një monografi të El Hilalit, ku gjithashtu përmendet kontributi ynë për themelimin e UT-së si dhe monografinë “Tetova nëpërmes fotografive të vjetra”.
Suksese rektor, shpresojmë se me menaxhimin tuaj kjo vatër e arsimit akoma do të ngrisë cilësinë e arsimit dhe edukimit./Behixhudin Shehapi