May 6, 2024
Maqedoni

Alternativa Kumanovë po rikthehet fuqishëm në terren: Tereni ynë është opozita!

Sonte u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të degës së Alternativës në Kumanovë.

“Në mbledhje morën pjesë Sekretari Gjeneral, Zeqirija Ibrahimi, Sekretari Organizativ, Bashkim Murtezi, dy nënkryetarët Bekim Sali dhe Admirim Aliti si dhe ish funksionarë të nivelit qendror dhe funksionarë të nivelit lokal.

Në mbledhje u vendos që të vazhdojnë takimet me qytetarët dhe strukturat përmes tubimeve të ndryshme.

Unanimisht u konstatua se terreni i Alternativës dhe aktivistëve besnikë të saj është opozita.

Ne nuk ndryshojmë për asnjë moment sjelljen tonê, pa marrë parasysh a jemi në pushtet ose në opozitë”, ishte konkluzioni i kësaj mbledhje, njoftoi sherbimi për informim në Alternativa.