Vitet kur u thye akulli shekullor
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Shënimet e vitit 1939/40 na tregojnë se në rrethin e komunës së Likovës gjithësejtë ekzistonin pesë shkolla dhe ato në gjuhën sërbe. Në këto shkolla mësimin e vijonin gjithësejtë 416 nxënës, në të cilat mësimin e zhvillonin gjithësejtë nëntë mësimdhënës.
Në fshatin Sllupçan dhe Orizare nuk kishte të hapur shkollë. Nxënësit e këtyre dy fshatrave mësimin e vijonin në fshatin Opajë. Mësimin në këtë shkollë e vijonin vëtëm fëmijët e atyre prindërve që ishin në gjendje të mirë ekonomike, që do të thotë se fëmijët e prindërve me gjendje të vështire ekonomike nuk kishin të drejtë të ndjekin mësimin në këtë shkollë. Mësimi edhe në shkollën e fshatit Opajë zhvillohej në gjuhën sërbishte. Nxënësit që vijonin mësimin në fshatin Opajë nga dy fshatrat e lartëpërmendur ishin me sa vijon: nga numri i përgjithshëm tridhjetë (30), njëzetë (20) ishin nxënës nga fshati Sllupçan, ndërsa dhjetë (10) nga fshati Orizare. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht gjatë vitit shkollor l944/45, për herë të parë do të hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe në fshatin Sllupçan. Për herë të parë në këtë fshat do të arrijë mësuesi Ndoc Nuçi që do t’i hapë dyert e shkollës fillore në gjuhën shqipe në këtë fshat dhe do të bëjë regjistrimin e nxënësve të kësaj shkolle. Dora e mësuesit Nuçi në ditar do të evidentojë emrat e nxënësve që në numër do të jenë gjithësejtë të regjistruar 65 nxënës. Në këtë numër prej tyre do të jenë të regjistruara edhe njëzetë (20) nxënëse të gjinisë femrore.
Gjatë vitit shkollor 1945/46 edhe në fshatin Orizare do të hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe, ku edhe në këtë fshat për herë të parë dora e mësuesit Elhem Destani do t’i regjistrojë nxënësit e këtij fshati në ditar, ku edhe atë për herë të parë në vendlindjen e tyre, në vendin e tyre stërgjyshor do të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, me alfabetin e tyre në gjuhën shqipe.
Gjatë vitit shkollor 1945/46 në shkollën fillore katërvjeçare “ Shaban Beqiri “ të fshatit Sllupçan do të jenë të regjistruar në klasë të parë (I) 40 nxënës, ndërsa në klasën e ytë (II) do të jenë të regjistruar 45 nxënës. Në shkollën fillore katërvjeçare “ Emin Duraku “ të fshatit Orizare gjatë këtij viti shkollor do të jenë të regjistruar në klasë të parë (I) gjithësejtë 36 nxënës. Gjithëejtë në të dy shkollat do të vijojnë mësimin 116 nxënës. Gjatë këtij viti
shkollor në fshatin Sllupçan punonin dy arsimtarë, në fshatin Orizare punonte një arsimtar. Mësimi zhvillohej normal pa kurrëfarë pengesash.
Gjatë vitit shkollor 1946/47 në shkollën fillore “ Shaban Beqiri “, në klasën e parë (I) kishte të regjistruar 60 nxënës, në klasën e dytë (II) 40 nxënës, ndërsa në klasën e tretë (III) 17 nxënës me numër të përgjithshëm 117 nxënës. Kurse me provime të çrregullta klasën e katërt (IV) e kryen 7 nxënës.
Në fshatin Orizare, gjegjësisht në shkollën fillore “ Emin Duraku “, gjatë këtij viti shkollor, në klasën e parë (I) ishin të regjistruar 25 nxënës, ndërsa në klasën e dytë (II) ishin të regjistruar 32 nxënës. Gjithësejtë në këtë shkollë ishin të regjistruar 57 nxënës. Në fsahtin Sllupçan gjatë këtij viti shkollor punuan dy (2) mësuesë, ndërsa në fshatin Orizare një (1) mësues.
Gjatë vitit shkollor 1947/48 numri i nxënësve në fshatin Sllupçan ishte me sa vijon: në klasën e parë ishin të regjistruar 90 nxënës , në klasën e dyte (II) 47 nxënës, në klasën e tretë (III) 27 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 20 nxënës. Në shkollën fillore të fshatit Orizare numri i nxënësve gjatë këtij viti shkollor ishte me sa vijon: në klasën e parë (I) të regjistruar 36 nxënës, në klasën e dytë (II) 22 nxënës dhe në klasën e tretë (III) 28 nxënës. Gjithësejtë në të dy fshatrat ishin të regjistruar dhe vijuan mësimin gjithësejtë 270 nxënës. Në fshatin Sllupçan gjatë këtij viti shkollor punuan 3 mësues, ndërsa në fshatin Orizare 2 mësues.
Gjatë vitit shkollor 1948/49 në fshatin Sllupçan numri i nxënësve të regjistruar ishte me sa vijon: në klasën e parë (I) ishin të regjistruar 140 nxënës, në klasën e dyte (II) 38 nxënës, në klasën e tretë (III) 48 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 25 nxënës. Gjithësejtë në këtë shkollë gjatë këtij viti shkollor ishin të regjistruar dhe vijuan mësimin gjithësejtë 243 nxënës.
Në fshatin Orizare gjatë këtij viti shkollor ishin të regjistruar këta nxënës: në klasën e parë (I) 28 nxënës, në klasën e dytë (II) 32 nxënës, në klasën e tretë 20 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 26 nxënës. Gjithësejtë në fshatin Orizare gjatë këtij viti shkollor u regjistruan dhe vijuan mësimin gjithësejtë 106 nxënës. Në shkollën fillore “ Shaban Beqiri “ gjatë këtij viti shkollor mësimin e zhvilluan 4 mësuesë, ndërsa në shkollën fillore “ Emin Duraku “ mësimin e zhvilluan 2 mësuesë.
Gjatë vitit shkollor 1949/50 në shkollën fillore të fshatit Sllupçan numri i nxënësve ishte me sa vijon: në klasën e parë (I) 72 nxëns, në klasën e dytë (II) 72 nxënës, në klasën e tretë (III) 52 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 26 nxënës. Gjithësejtë nga klasa e I – IV ishin të regjistruar dhe vijonin mësimin gjithësejtë 222 nxënës. Në shkollën fillore të fshatit Orizare ishte ky numër nxënësish gjatë këtij viti shkollor: në klasën e parë (I) 25 nxënës, në klasën e dyte (II) 26 nxëns, në klasën e tretë (III) 30 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 18 nxënës. Numri i përgjithshëm i nxënësve të kësaj shkolle prej klasës I – IV ishte 99 nxënës. Kuadri mësimor ishte si në vitin e mëpërparshëm shkollor. Në fshatin Sllupçan 4 mësues, ndërsa në fshatin Orizare 2 mësues.
Në vitin shkollor l950/51 në fshatin Sllupçan numri i nxënësve të regjistruar ishte me sa vijon: në klasën e parë (I) 55 nxënës, në klasën e dyte (II) 49 nxënës, në klasën e tretë (III) 57 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 44 nxënës. Numri i nxënësve të regjistruar gjatë këtij viti shkollor në shkollën “ Shaban Beqiri “ të fshatit Sllupçan ishte gjithësejtë 201 nxënës, ndërsa në atë “ Emin Duraku ‘ të fshatit Orizare ishte : në klasën e parë (I) 21 nxënës, në klasën e dytë ( II ) 34 nxënës, në klasën e tretë (III) 21 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 22 nxënës, Numri i përgjithshëm në këtë shkollë ishte 98 nxënës. Kuadri arsimor në fshatin Sllupçan ishte gjatë këtij viti shkollor me tre mësues, ndërsa në fshatin Orozare me një mësues.
Në vitin shkollor 1951/52 në shkollën fillore të fshatit Sllupçan ishin të regjistruar ky numër nxënësish: në kl. e parë (I) 56 nxënës, në klasën e dytë (II) 55 nxënës, në klasën e (III) 39 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 45 nxënës. Numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar në këtë shkollë prej klasës së I-IV ishte 195 nxënës. Në fshatin Orizare gjatë këtij viti shkollor numri i nxënësve ishte me sa vijon: në klasën e parë (I) 23 nxënës, në klasën e dyte (II) 26 nxënës, në klasën e tretë (III) 27 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 16 nxënës. Numri i nxënësve të kësaj shkolle prej klasës së I – IV ishte gjithësejtë 92 nxënës. Kuadri arsimor gjatë këtij viti shkollor në Sllupçan ishte 3 mësuesë, ndërsa në Orizare një mësues.
Gjatë vitit shkollor l952/53 në fshatin Sllupçan ishte ky numër nxënësish: në klasën e parë (I) 82 nxënës, në klasën e dytë (II) 52 nxënës, në lasën e tretë (III) 42 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 33 nxënës. Numri i nxënësve prej klasës I – IV gjatë këtij viti shkollor në shkollën e fshatit Sllupçan ishte gjithësejtë 209 nxënës. Në fshatin Orizare gjatë këtij viti shkollor numri i nxënësve ishte: në klasën e parë (I) 30 nxënës, në klasën e dyte (II) 23 nxënës, në klasën e tretë (III) 27 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 22 nxënës. Numri i përgjithshëm prej klasës së I – IV ishtë 102 nxënës.
Viti shkollor 1953/54 në shkollën fillore të fshatit Sllupçan ishin të regjistruar në klasën e parë (I) 52 nxënës, në klasën e dytë (II) 70 nxënës, në klasën e tretë (III) 39 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 33 nxënës. Gjithësejtë prej klasës së I – IV gjatë këtij viti shkollor ishin të regjistruar 184 nxënës. Në shkollën fillore të fshatit Orizare ishin të regjistruar në klasën e parë (I) 34 nxënës, në klasën e dytë (II) 22 nxënës, në klasën e tretë (III) 22 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 25 nxënës. Gjithësejtë prej klasës së I – IV gjatë këtij viti shkollor në fshatin Orizare ishin të regjistruar 103 nxënës. Në Sllupçan punuan 3 mësuesë e në Orizare 2 mësuësë.
Në vitin shkollor 1954/55 në fshatin Sllupçan ishin të regjistruar në klasën e parë (I) 63 nxënës, në klasën e dytë (II) 54 nxënës, në klasën e tretë (III) 58 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 30 nxënës. Që nga klasa e I – IV në Sllupçan gjatë kërij viti shkollor u regjistruan gjithësejtë 205 nxënës. Në fshatin Orizare gjatë kërij viti shkollor u regjistruan: në klasën e parë (I) 37 nxënës, në klasën e dytë (II) 26 nxënës, në klasën e tretë (III) 20 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 14 nxënës. Gjithësejtë, prej klasës së I – IV të regjistruar kishte 96 nxënës. Kuadri arsimor në Sllupçan ishte 3 mësuesë, ndërsa në Orizare dy mësues.
Viti shkollor 1955/56 në shkollën fillore “ Shaban Beqiri “ në fshatin Sllupçan në klasën e parë (I) kishte të regjistruar 47 nxënës, në klasën e dyte (II) 51 nxënës , në klasën e tretë (III) 49 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 47 nxënës. Gjithësejtë, nga klasa e I – IV në shkollën fillore të fshatit Sllupçan kishte të regjistruar 194 nxënës. Në shkollën fillore “Emin Duraku “ të fshatit Orizare gjatë kërij viti shkollor numri i nxënësve të regjistruar ishte me sa vijon: në klasën e parë (I) 45 nxënës, në klasën e dytë (II) 28 nxënës, në klasën e tretë (III) 23 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 15 nxënës. Gjatë këtij viti shkollor në fshatin Orizare prej klasës I – IV ishte gjithësejtë 111 nxënës. Kuadri arsimos në Sllupçan ishte: 3 mësuesë, ndërsa në Orizare 2 mësuesë.
Në vitin shkollor 1956/57 shkolla fillore e fshatit Sllupçan kishte të regjistruar këtë numër nxënësish: klasa e parë (I) 77 nxënës, klasa e (II) 42 nxënës, klasa e tretë (III) 45 nxënës, klasa e katërt (IV) 39 nxënës dhe në dy (2) klasë të pesta (V) 79 nxënës. Gjithësejtë gjatë këtij viti shkollor në fshatin Sllupçan do të jenë të regjistruar 282 nxënës. Gjatë kërij viti shkollor në fshatin Orizare do të jenë të regjistruar: në klasën e parë (I) 37 nxënës, në klasën e dytë (II) 34 nxënës, në klasën e tretë (III) 26 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 20 nxënës. Gjithësejtë në fshatin Orizare gjatë këtij viti shkollor do të jenë të regjisruar 117 nxënës. Gjatë këtij viti shkollor në fshatin Sllupçan do të hapen dy paralele të klasës së pestë (V). Edhe nxënësit e fshatit Orizare do të vijojnë mësimin në klasën e pestë të fshatit Sllupçan. Kuadri mësimor gjatë këtij viti do të jetë: në fshatin Sllupçan do të punojnë 5 mësimdhënës, ndërsa në fshatin Orizare mësimin do ta zhvillojnë 2 mësimdhënës.
Viti shkollor 1957/58. Gjatë këtij viti shkollor në fshatin Sllupçan numri i nxënësve është me sa vijon: në klasën e parë (I) 72 nxënës , në klasën e dyte (II) 54 nxënës, në klasën e tretë (III) 34 nxënës, në klasën e katërt (IV) 60 nxënës dhe në klasën e pestë (V) 60 nxënës ( dy paralele ) dhe në klasën e gjashtë (VI) 49 nxënës. Gjithësejtë që nga klasa e I – VI 309 nxënës. Në fshatin Orizare gjatë këtij viti shkollor numri i nxënësve ishte me sa vijon: në klasën e parë (I) 31 nxënës, në klasën ë dytë (II) 34 nxënës, në klasën e tretë 29 nxënës dhe në klasën e katërt (IV) 21 nxënës. Numri i përgjithshëm në fshatin Orizare ishte 115 nxënës. Kuadri arsimor gjatë këtij viti shkollor në fshatin Sllupçan është 7 mësimdhënës dhe atë 4 të kualifikuar dhe 3 të pakualifikuar, ndërsa në fshatin Orizare mësimin e zhvilluan 2 mësimdhënës.
Viti shkollor 1958/59. Gjatë këtij viti shkollor në fshatin Sllupçan numri i nxënësve është me sa vijon: klasa e parë (I) 94 nxënës, klasa e dytë (II) 93 nxënës, klasa e tretë (III) 84 nxënës, klasa e katërt (IV) 60 nxënës, klasa e pestë (V) 75 nxënës, klasa e gjashtë (VI) 46 nxënës dhe klasa e shtatë (VII) 32 nxënës.Gjatë këtij viti shkollor shkolla fillore e fshatit Orizare do të jetë në kuadër të shkollës qëndrore “ Jeta e Re “ të fshatit Sllupçan e cila do të ndërtohet në mes të fshatit Sllupçan dhe fshatit Orizare. Gjatë këtij viti shkollor numri i përgjithshëm do të jetë 484 nxënës. Gjatë këtij viti shkollor filluan në klasë të larta të regjistrohen nxënës edhe nga fshatrat më të afërt si ata të Allashecës, Runicës, Izvorit dhe të fshatit Opajë. Gjatë këtij viti shkollor në proçesin edukativo – arsimor punuan 12 mësimdhënës nga të cilët me përgaditje arsimore do të jenë 7 mësimdhënës, ndërsa 5 mësimdhënës pa shkollim përkatës ( të pakualifikuar ).
Viti shkollor 1959/60 në shkollën fillore “ Jeta e Re “ të fshatit Sllupçan. Numri i nxënësve është më sa vijon: klasa e parë (I) 94 nxënës, klasa e dytë (II) 83 nxënës, klasa e tretë (III) 77 nxënës, klasa e katërt (IV) 71 nxënës, klasa e pestë (V) 77 nxënës, klasa e gjashtë (VI) 53 nxënës, klasa e shtatë (VII) 29 nxënës dhe klasa e tetë (VIII) 26 nxënës. Numri i pergjithshëm gjatë ketij viti shkollor ishte 510 nxënës, ku prej tyre 217 ishin të gjinisë femrore. Gjatë këtij viti shkollor për herë të parë nga kjo shkollë dalin nxënës me tetëvjeçare të kryer, që pastaj të vazhdojnë shkollimin e mëtutjeshëm nëpër shkolla të mesme, të larta, fakultete etj. Nga kjo shihet se gjatë funksionimit 15 vjetësh të kësaj shkolle janë arritur rezultate të mëdha në proçesin arsimor dhe kulturor dhe rezultatet tregojnë për ngritjen arsimore të gjeneratës së re. Duhet cekur se gjatë periudhës 15 vjëçare nga rrjeti shkollor i kësaj shkolle kaluan dhe kryen klasën e katërt (IV) 683 nxënës, ndërsa me hapjen e tetëvjeçares kryejnë 25 nxënës klasën e tetë (VIII). Që do të thotë se, nga ky vit shkollor nga kjo shkollë do të dalin nxënës me tetëvjeçare të kryer. Është karakteristike të ceket edhe ajo se me kryerjen e shkollës katërvjeçare të nxënësve të fshatit Sllupçan dhe Orizare dhe mosekzistimi i tetëvjeçares, një numër nxënësish të këtyre dy fshatrave vazhduan shkollimim tetëvjeçar në fshatin Mateç dhe Kumanovë, që 15 prej tyre kryen tetëvjeçaren, ndërsa dy prej tyre kryen Akademinë Pedagogjike.
Është interesante të ceket edhe kjo se, për herë të parë gjatë këtij viti shkollor nga ky rajon , nga kjo shkollë do të kryejnë tetëjeçaren edhe katër femra. Duhet përmendur edhe atë se, që nga themelimi i shkollës “Shaban Beqiri “ të fshatit Sllupçan dhe të shkollës fillore “Emin Duraku” të fshatit Orizare dhe tani të kësaj qëndrore “ Jeta e Re “ , në proçesin edukativo-arsimor, asnjëherë nuk ka dështuar. Pos mësimit të rregulltë nxënësit e kësaj shkolle edhe në aktivitete e lira në shkollë dhe jashtë saj treguan rezultate të larta. Nga të gjitha seksionet ( grupet ) e fomruara më aktivi ishte Grupi letrar “ AGIMI “, i cili nxirrte edhe fletushkën me të njëjtin emër në çdo dy muaj. Dhe, bashkëpunonte me revistat letrare për fëmijë “Fatosi “ dhe “Gëzimi ”.
Marrr nga monografia “ Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”, botuar më vitin 2008, autor Nehat Jahiu