May 4, 2024
Dossier

Rrëfimi i babait të Adem Jasharit: Hëngrëm syfyr, mora abdes me falë Sabahun, kur krisën pushkat… (Video)

Kryefamiljari i familjes Jashari, Shaban Jashari, kishte treguar detaje nga sulmi i parë ndaj familjes se tij, nga forcat e regjimit të Sllobodan Milloshoviqit.

“Shkurtimisht po flas! Na Ramazan kemi pasë, edhe si hëngrëm syfyr, deshem me u përgatit me ra. Një mysafir qëlloi atu dhe më pyeti nëse dëshiroj edhe unë me ra”.

“I thash që du me u falë! Mora abdes dhe u zgjova po duke e fshi abdesin kur t’ja ka nisë me krisë. Kur dola jashtë po them se çka ka bre, po thotë diçka ka, ka krisë po thojnë diçka”.

“Këtu kanë qenë disa fmi edhe i kom zgju ata fëmijët edhe ja kanë nisë ata bombat me i gjujt, që mos me ta marrë mendja që shpëton ndokush i gjallë. Ne kemi nejt, jemi rujt pastaj pas një kohe kanë ardhur me hy në derë këtu, atëherë kemi qitë (gjuajtur) na. Kemi qitë edhe janë larguar pastaj ata. Edhe erdhën do shokë këndej qitshin edhe janë larguar ata”, dëgjohet rrëfimi i heroit Shaban Jashari në videon e publikuar nga hoxha, mulla Osmani.

Në pyetjen se si do të veproni po të përseritet një sulm i tillë, përseri ndaj familjës Jashari, thotë:

“Do të mbrohna. Her do kur do të vijnë. Kemi me dalë sa t’mujna me u mbrojtë. M’u mbrojtë sa s’mujna, ka thënë Shaban Jashari.

Më tej kur është pyetur për të ardhmen e familjes, ja kështu është përgjigjur Baci Shaban Jashari.“Nuk është mirë këtu por shteg që shkojmë dikun në gjeti s’kemi. Nuk kemi vende kërkund, qashtu na që 14-15 shokë, qitu janë kanë qitu janë le, edhe janë dek qitu. Edhe na qitu jemi le dhe qitu dojmi me dek nuk kemi ku me shku na qitu dojmi me nejt. Qitu dojmi me luftua sa te mujm të koftë deka desim edhe udha e mare i koftë”.

Zoti na bashkoftë në Xhenet me familjen Jashari./L.M.

Video e rrëfimit në këtë Link: https://fb.watch/j7iF1cBx9i/?mibextid=qC1gEa