July 27, 2024
Maqedoni

Antikorrupsioni: Ish-ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, të ndiqet penalisht

Komisioni Antikorrupsion kërkon nga Prokuroria të ngrejë procedurë për ndjekje penale ndaj ish-ministrit të kulturës i cili e ka ushtruar këtë post nga 27 qershori 2019 deri në 30 gusht 2020. Në këtë periudhë ministër i kulturës ka qenë Hysni Ismaili, kuadër nga Alternativa. Sipas anti korrupsionit, ish-ministri dyshohet se ka bërë keqpërdorime të detyrës dhe autorizimeve zyrtare me lidhjen e marrëveshjeve dhe aneks marrëveshjeve të bëra më 24 qershor të vitit 2020, gjatë konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar. Anëtari i antikorrupsionit Vlladimir Georgiev thotë se nga kontrollet e bëra në ministrinë e Kulturës mbi 100 marrëveshje janë nënshkruar në periudhën pas zgjedhjeve të vitit 2020, ende pa u zgjedhur qeveria e re.

YouTube video
“Pas shqyrtimit të dokumenteve të plota mund të konstatohet se gjatë shkurtit të vitit 2020 nga ana e komisioneve profesionale të formuara në Ministrinë e Kulturës, janë sjellë vendime me të cilat janë miratuar mjete për financimin e tre programeve në shumë prej rreth 196 milion denarë, ose mbi 3 milion e 100 mijë euro për 684 projekte. Duke pasur parasysh se për vitin 2020 për të gjitha programet janë parashikuar gjithsej 159 milion denarë. Edhe krahas kësaj, duke e ditur se Ministria e Kulturës për këtë dedikim nuk ka mjete të mjaftueshme, por edhe duhej të kishte parasysh se me rishikimin e 15 majit 2020 për shkak të masave për kundër Covid 19, buxheti i ministrisë është zvogëluar në mënyrë plotësuese, personi përgjegjës në mënyrë plotësuese ka nënshkruar 100 vendime, marrëveshje dhe aneks-marrëveshje më 24 korrik të vitit 2020, me çka kanë marrë përsipër shumë prej 33 milion denarë”- deklaroi Vlladimir Georgiev, Antikorrupsioni.