June 26, 2024
Maqedoni

VIDEO+FOTO| Tetovarët po jetojnë nën rrezikun e qenve endacakë dhe bërrllokut

Video dhe fotografitë janë dërguar në redaksinë tonë nga një qytetar i Tetovës. Ato janë dëshmi për rrezikun e vazhdueshëm nën të cilin jetojnë banorët e qytetit nga qenët endacakë.

“Kjo video është bë te rruga afër Universitetit po nuk është gjendja më e mirë as në pjesët tjera. Ka vende si ky ku banorët nuk guxojnë të kalojnë në këmbë, por duhet të marin taksi për ti kaluar 100-200 metra”, ka shkruar banori i Tetovës që na ka dërguar fotot dhe videon.

Ai thotë se banorët kanë kërkuar edhe intervenim të organeve komunale prej ku u kanë thënë se deri në fund të javës do dalin me deklaratë për mediumet.

Kjo gjendje është më e vështirë për fëmijët dhe pleqtë, të cilët shpeshherë sulmohen nga qenët, por në rrezik janë gjithë banorët./Almakos