July 26, 2024
Maqedoni

Amir Elezi “motori” i AAA për zonën e 6-të zgjedhore!

Mbrëmë u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Alternativës pas mbajtjes së Kongresit të Parë të partisë. Në këtë mbledhje në rend dite ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së re Qendrore. Po ashtu nënkryetarë të AAA u zgjodhën: Bekim Sali, Admirim Aliti, Safije Sadiki – Shaini, Arben Labënishti dhe Amir Elezi.

Ndërkaq, një emër që i jep shtysë partisë së Afrim Gashit sidomos në zonën e 6-të zgjedhore është Amiri Elezi nga Tetova.

“Me propozim të Kryetarit z. Afrim Gashi dhe me miratim të Kryesisë Qëndrore të partisë, më është besuar detyra e Nënkryetarit të Alternativa.
Të nderuar, sinqeriteti është udhërrëfyesi jonë ndërsa të vërtetën e kemi hak, ne kështu jemi mësuar që të jemi në shërbim të së drejtës dhe nuk kërkojmë asnjë gjë në këmbim.
Për ne mirënjohja më e madhe është mirëqenia juaj, e ardhmja e rinisë tonë është obligim parësor i yni.
Te une gjithmonë do gjeni një mik, një bashkëpunëtor dhe një shërbëtor tuajin. Ideja vazhdon…” – ka shkruar Amir Elezi.