May 15, 2024
Maqedoni

VIDEO: Konfiskohet drogë 40 mijë euro në Katllanovë, policia publikon videon e aksionit

Pjesëtarë të njësiteve speciale policore kanë zhvilluar sot një aksion në Katllanovë, ku janë arrestuar tre persona, përkatësisht M.Sh.(48), E.T.(30) dhe A.Z.(19), të gjithë nga Shkupiz
Gjatë aksionit, tek ta është gjetur një çantë shpine me 14 pako me drogën sintetike amfetaminë, me peshë rreth 7 kilogramë, vlera e së cilës është rreth 40.000 euro.

Gjatë ditës së sotme janë kryer kontrolle edhe në 5 lokacione në Shkup, gjatë të cilave është gjetur marihuanë, heroinë, amfetaminë dhe sende të vjedhura. Gjithashtu janë sekuestruar para të fituara nga shitja e narkotikëve dhe drogave sintetike, si dhe janë sekuestruar katër automjete pasagjerësh (Golf 5, Audi A3, Mercedes dhe Renault Clio) për të cilat gjatë hetimeve janë siguruar prova që janë përdorur për shitjen e drogës. Njëkohësisht është privuar nga liria edhe R.I.(39) nga Shkupi./Lideri.mk