April 29, 2024
Maqedoni

Në Gjimnazin e Kumanovës rite dhe simbole fetare në kundërshtim me ligjin (FOTO)

Në Gjimnazin “Goce Dellcev” është festuar një festë fetare thuajse private, me rite dhe simbole fetare, që gjë përbën një akt joligjor.

Në rrjetet sociale është parë një foto, ku është shënuar festa e Shën Spiridonit, ku një person i punësuar në këtë institucion ka shpërndarë festën e realizuar brenda ambienteve të gjimnazit.
Sipas Ligjit për arsimin e mesëm, ndalohen këto veprime, me rite dhe simbole fetare. Për këto shkelje, sipas ligjit, gjobat janë prej 3500 deri 4000 euro, andaj ministria e arsimit duhet të veproj ndaj këtij rasti.