VIDEO/Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës akuzon Sulejmanin se në emër të Kasamit e ka “kërcënuar për të dhënë dorëheqje”
Duke u thirr në emrin e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, Sedat Sulejmani ka telefonuar drejtoreshën e Gjimnazit të Tetovës, Teuta Kamberin Llalla dhe të njëjtës i ka kërkuar që deri të hënën, sot, të japë dorëheqje.
Këtë, siç thotë Kamberi Lalla e ka bërë duke refuzuar të japë shkaqet pse duhet ajo të japë dorëheqje dhe duke refuzuar që paraprakisht ajo të takohet me Kasami.
“Sapo u hap biseda, nga zotëri Sedati u kërkua nga unë dorëheqja në emër të kryetarit të Komunës. Në ato momente unë kërkova sqarim dhe kërkova takim me kryetarin e Komunës”, tha Kamberi Llalla para kamerës së TV21.
Ajo thotë se Kasami nuk ka pranuar të takohet me të dhe prandaj ka deleguar Sulejmanin.
Ky i fundit i ka caktuar ditën e hënë afatin e fundit kur duhet të deponojë dorëheqjen.
“Jo, nuk gjej arsye para vetes për të deponuar dorëheqje”, tha ajo duke hedhur dyshime se ka mundësi që Kasami të mos e dijë se Sulejmani vepron në këtë mënyrë në emër të tij./TV21