Rreth orës 14:38 të së hënës, avioni i fluturimit MU5735 të kompanisë ajrore “China Eastern Airlines” humbi kontaktin dhe u rrëzua mbi qytetin Wuzhou të provincës Guangxi gjatë udhëtimit nga Kunming-u për në Guangzhou. Në aeroplan kishte 123 udhëtarë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.
Presidenti i Kinës Xi Jinping ,kryeministri Li Keqiang dhe drejtues të lartë te Qeverisë kanë organizuar menjëherë mekanizmat e emergjencës duke bërë përpjekje për të organizuar punën e kërkim-shpëtimit dhe të trajtohen siç duhet pasojat. Këshilli i Shtetit dërgoi një grup për të koordinuar punët dhe për të trajtuar incidentin sa më shpejt të jetë e mundur, për të zbuluar sa më shpejt arsyen e aksidentit, për të nxjerrë përfundime, për të forcuar hetimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë në fushën e aviacionit civil, për t’i kushtuar vëmendje zbatimit të përgjegjësive e për të garantuar sigurinë absolute të funksionimit të avionëve dhe të jetës së njerëzve.
Nga ana e ekipeve të shpëtimit po bëhen përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit e për të mjekuar të plagosurit, për të trajtuar siç duhet pasojat.