May 20, 2024
Lajmet e reja

(VIDEO) BEKIM SALI: VISAR GANIU I MASHTROI QYTETARËT PËR PARKINGJET NËNTOKËSORELajme Maqedoni toplajm

Taravari: Mbështesim kandidatët e Lëvizjes Besa, shpresojmë ta kenë me njëmend ndarjen nga BDI-ja
330 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
(VIDEO) LSDM dhe MPB hedhin poshtë akuzat: Nuk ka prova për pretendimet e VMRO-së
(VIDEO) SHILEGOV: SHKUPI DERI NË VITIN 2024 DO TE JETË PA BLLOKIME TË TRAFIKUT
(VIDEO) VMRO vazhdon shpalos mesazhet në Viber për shkeljet gjatë zgjedhjeve
(VIDEO) Arsovska: Shkupjanët do të jetojnë në qytet evropian
(VIDEO) KE: Sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut po përballet me vështirësi
(VIDEO) Ibrahimi u përgjigjet Menduh Thaçit dhe Zoran Zaevit: Mos u vardisni, kemi shumicë të re
KE: Shëndetësia në Maqedoninë e Veriut po përballet me mungesë të kuadrit
(VIDEO) Antikorrupsioni me muaj pret përgjigje nga institucionet për disa lëndë
Cila është përgjegjësia e tij politike që ka mashtruar me këtë premtim? Ku kanë përfunduar 18 milionë euro të parapara për garazhe? Këto ishin vetëm disa nga pyetjet që kandidati nga koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, Bekim Sali ia parashtroi kryetarit aktual të Komunës së Çairit, Visar Ganiut.

Sali tha se Ganiu ka mashtruar për garazhet në kate në hapësirën e Çairçanes, që e kishte premtuar në fushatën parazgjedhore në vitin 2017.

Bekim Sali, kandidat për Komunën e Çairit

“Siç e shihni edhe vet, këtu pas nesh është parkingu i ndërtesave që ne i quajmë ‘Çairçania’. Pikërisht këtu në vitin 2017 Visar Ganiu kishte premtuar një garazh në kate për 100 makina me vlerë prej 1 milion e 317 mijë euro. Siç e shihni, këtu nga viti 2017 nuk ka ndryshuar asgjë. Kemi rrëmujën e njëjtë dhe problemin e njëjtë të qytetarëve të Seravës dhe të Gazi Babës.

Sali shtoi se kryetari aktual kishte premtuar parkingje tilla edhe në vende tjera, por sipas tij ende nuk është realizuar asnjëri premtim prej tyre.

Bekim Sali, kandidat për Komunën e Çairit

“Në faqen 6 të Kontratës së tij, kandidati për kryetar të Çairit dhe kryetari i deritanishëm i Çairit, Visar Ganiu, më 2017 parkingje të këtilla kishte premtuar edhe te Sahat Kulla, te Teatri Shqiptar dhe te sheshi Skënderbej. Premtimi i tij ka qenë se do të gjejë zgjidhje parkingu për 732 makina me garazhe që ai i kishte vlerësuar në 18 milionë e 800 mijë euro. Prandaj, sot kur janë bërë katër vjet, kur hapësirat janë të njëjta, kur mungojnë garazhet, kur parkingu është problemi më i madh në Çair”

Sipas kandidatit për komunën e Çairit kush mashtron një herë, gjithë jetën mbetet mashtrues dhe se ai nuk e meriton besimin e qytetarëve. Ndërsa ua rikujtoi qytetarëve master-planin për Çairin e ri që ka premtuar se përmes garazheve nëntokësore dhe riorganizimin e hapësirave aktuale për parkim, deri në fund të mandatit do të siguroj 1.700 vende parkimi.