June 29, 2024
Maqedoni

Vetura përplas një djal të ri në Haraçinë

Më datë 28.01.2024 në ora 18:45 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë në fshatin Haraçinë, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga F.J. 37) nga fshati Haraçinë, ka goditur një këmbësor të mitur nga Shkupi, njofton policia në buletinin ditor.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të diagnostikuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” Shkup. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SVR Shkup.