May 19, 2024
Maqedoni

Gjatë fundjavës mot me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Vijon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe periudhës me diell. Për fundjavë, siç njoftojnë nga DPHM-ja priten reshje lokale të shiut.

Moti sot është me vranësira dhe me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri më 19 gradë.

Moti në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët e luginës do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat do të arrijë deri në 17 gradë celsius.