May 24, 2024
Maqedoni

Vërshimet në Tetovë, Selami i Alternativës kritikon ashpër neglizhencën e autoriteteve komunale

Në një periudhë prej më pak se tre muaj, Tetovarëve u mbushen bodrumet me ujë ndërsa rrugët shëndrohen në lumej e liqene për shkak të kanalizimit që nuk po mirëmbahet si duhet, reagon keshilltari i Alternativës, Faton Selami pas vërshimeve të mbrëmshme, që shkaktuan dëme në Tetovë.
“E dimë se fatkeqësive natyrore nuk mund tu iket por në vend se të angazhoheshin në pastrimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe parandalimin e situatave si ajo e mbrëmbëshmja, autoritetet kompetente komunale mirreshin me pjesëmarrje aktive në fushatën e drejtuesve të komunës…”, thotë Selami duke kritikuat ashpër neglizhencën e autoriteve komunale ndaj halleve të tetovarëve.