May 29, 2024
Maqedoni

Bekim Sali flet për spekulimet se do largohet nga ministria e shëndetësisë

Ministri aktual i Shëndetësisë Bekim Sali nuk tërhiqet nga posti ministror, e as do të emërohet kuadër i ri nga LSDM, ka konfirmuar ai për Fokus.
“As kam bë plan, e as që ka diçka të tillë se do të tërhiqem nga pozita. Mu tani në shtator kemi projekte të shumta, që i kemi planifikuar t’i realizojmë. Këtu është edhe Qendra Klinike.

Është evdinte se dikush nuk pajtohet me disa gjëra dhe mundohen të diskreditojnë punën time”, thotë Sali në deklaratë për Fokus.
Sali mori postin ministror para disa muajve në vend të ish ministrit Venko Filipçe, i cili pesë vite udhëhoqi këtë resor.